Dasma e Princit Harry me aktoren amerikane Meghan Markle dy ditë më parë mori vëmendjen e të gjithë botës.
Ceremonia madhështore e ndjekur live nga miliona njerëz ishte e përsosur në çdo detaj, por qershia mbi tortë ishte padyshim nusja, që u cilësua simbol i thjeshtësisë dhe bukurisë.
Megjithatë, aktorja 36-vjeçare nuk do të njihet si Princesha Meghan.
Kjo është për shkak të rregullave që qeverisin kurorën britanike; vetëm ata që lindin në familjen mbretërore mund të përdorin titullin Princi ose Princesha, e ndjekur nga emri i tyre i parë.
Mamasë së Harry-t, Dianës, iu dha titulli Princesha e Uellsit – një titull mirësjellje i mbajtur nga gruaja e Princit të Uellsit – por ajo kurrë nuk referohej zyrtarisht si Princesha Diana për të njëjtën arsye.
Princi Harry dhe gruaja e tij janë tashmë Duka dhe Dukesha e Sussex.
Procedura është e ngjashme me mënyrën se si Kate Middleton u bë Dukesha e Kembrixhit.
Fëmijët e Meghan dhe Harry mund të jenë princa dhe princesha, vetëm nëse Mbretëresha vendos një gjë të tillë.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...