Ylli latin me famë botërore, J Balvin mbrëmë dhuroi një performancë elektrizuese para publikut në Kosovë.
Këngëtari kolumbian performoi në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” dhe një nga momentet me të bukura të mbrëmjes ishte dalja e tij në skenë më flamurin e Kosovës.
Balvin iu drejtuar publikut me fjalën “të dua” në gjuhën shqipe, ndërsa sot ka dhënë edhe një tjetër mesazh përmes llogarisë së tij në Insatgram ku numëron mbi 52 milionë ndjekës.
“Të dua Kosovë, kurrë mos ndaloni së ëndërruari”, ka shkruar J Balvin bashkangjitur me një fotografinë ku shihet duke mbajtur flamurin e Kosovës. /arbresh.info/
Jashari mposht Gjimshitin, Atalantas i duhet punë në ndeshje...
Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romant...
Cozman nga studio jep lajmin për këngën e re
Aksident në Carralevë, vdes shoferi i veturës pas përplasjes...
Kurti i pranishëm në finalen e Kupës së Kosovës në basketbol...
Trump telefonatë me Putinin, njofton se ranë dakord të fillo...