Prej disa kohësh, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.
Modelja Erjona Sulejmani bëri publike lidhjen me Basciano pak kohë më parë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale dhe qe atëhere nuk ndalet duke publikuar foto krah tij.
Njësoj ndodh edhe me Alessandron i cili duket kokë e këmbë i dashuruar me bukuroshen shqiptare.
Këtë ai e ka vërtetuar edhe se fundmi i cili e quan dashurine e tyre “Përrallë”.
Në nje foto të çiftit, ai ka shkruar disa vargje te nje kenge te njohur italiane: Favola.
“Tani do t’ju tregoj një histori që
Do ta keni të vështirë ta besoni
Sepse bëhet fjalë për një princeshë
Dhe i një kalorësi i cili
Duke hipur në kalin e tij të bardhë
Ai hyri në pyll
Duke kërkuar për një ndjenjë
Që të gjithë e quanin dashuri ”
Përrallë…”, ishin vargjet qe zgjodhi Alessandro per te pershkruar dashurine me Erjona Sulejmanin, shkruan Albeu.com.
Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.
Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.
32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht