Max Ehrich është përsëri në qendër të mediave pasi kohët e fundit po qarkullojnë disa zëra sipas së cilëve ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen e Selena Gomez.
Pas ndarjes me Demi Lovaton, duket se aktori po e kthen vëmendjen te ish-ylli i Disney Channel, teksa në Instagram postoi një frazë të një prej këngëve të saj.

Teksa publikoi një selfie, Ehrich shkroi: “I was a gf.”
Nëse ky mund të ketë qenë thjesht një caption i rastësishëm për disa, fansat nuk humbën kohë për të gërmuar thellë dhe për të gjetur lidhjen e mbishkrimit me një prej këngëve të Selenës, “Boyfriend”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe fansat filluan me komente, duke shkruar se ai po “ngacmon” Selenën, për të cilën ka shprehur pëlqim që më parë në një status të vjetër në Twitter.
Kujtojmë se screenshot-i i statusit të tij, ku ai krahasonte Demin me Selenën bëri xhiron e rrjetit pak kohë para se ai të ndahej nga autorja e hitit “Heart attack”.
“Hahaha Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku por nëse mendon se Demi është më e bukur … je i gabuar!” shkruhej në një status të tijin që daton në vitin 2015. “Është një këngëtare që bërtet shumë, kjo është arsyeja pse Selena është më e mirë se ajo”.-vijonte statusi./lapsi/
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...