Kërkoi me vullnet të plotë të largohej nga shtëpia më e famshme në vend, duke thënë se nuk ishte më e gatshme të vazhdonte lojën. Por Donjeta, e cila hyri në shtëpinë e çifteve me Damianon duket se e ka përjetuar keq kohën e izolimit pas daljes nga “Big Brother”.
Në një intervistë të fundit, ajo akuzon produksionin jo vetëm për lojën brenda shtëpisë, por edhe mënyrën se si e trajtuan më pas.
“Më kërkuan që të hyja sërish, por nuk pranova sepse kur diçka të duket “fake (false)” është “fake””,- ka thënë Donjeta në intervistën e saj në “Klan Kosova”.
Në intervistën e saj Donjeta tregon se stafi i “Big Brother” i ka prekur gjërat e saj personale. “Më kanë prekur kuletën, kam pasur mungesë parash”, thotë ajo, ndërsa në vazhdim tregon se gjatë 24 orëve që ka qëndruar në hotel i ka munguar ushqimi.
“Nuk kam ngrënë aspak, kam ngrënë vetëm patatina dhe ujë në 24 orë që isha aty”, thotë Donjeta në intervistën e saj për “Klan Kosova”. Këtë lloj trajtimi Donjeta e ka konsideruar si torturë, jo vetëm për shkak të izolimit dhe mungesës së ushqimit, ndërsa thotë se i është dashur t’i kërcënojë, që ta lejonin të dilte nga izolimi.
“Ka qenë një torturë e vërtetë për mua, nuk kisha as cigare, ishte vërtetë torturë. I kam kërcënuar që të më linin të bashkohesha me familjen time. Nisa të qaja, isha si në burg, ishte stres i madh, torturë. Jam bashkuar me familjen të shtunën dhe jemi kthyer së bashku në Kosovë”, tregon ajo. Sa i takon Damianos, Donjeta shprehet se ai është i gatshëm të bëj gjithçka për famë. “Ata luten për njerëz që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë aty”, përfundon Donjeta.
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...