Instagram dhe Twitter pezulluan Kanye pasi reperi ndau një sërë deklaratash antisemite në të dy platformat e mediave sociale.
Një zëdhënës i kompanisë Instagramit dhe Meta deklaroi se platforma kishte hequr përmbajtjen që shkelte politikat e saj nga faqja e West, si dhe kishte kufizuar llogarinë e muzikantit.
Një përfaqësues i Twitter gjithashtu konfirmoi të hënën se aplikacioni kishte bllokuar llogarinë e West për shkeljen e rregullave të tij.
Në Instagram javën e kaluar, West ndau një pamje të ekranit të një mesazhi antisemitik që i dërgoi reperit Sean “Diddy” Combs duke pretenduar se Combs kontrollohej nga hebrenjtë, sipas NBC.
Postimi i tij nuk mund të gjendet më në rrjetin Instagram të West.
Është e paqartë se për sa kohë do të mbeten në fuqi kufizimet në llogaritë e West dhe Instagram. Që nga mëngjesi i së hënës, artisti hip-hop nuk kishte publikuar asgjë në asnjërën platformë që nga e shtuna.
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...
Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike
Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëso...
Kurti prezanton projektin për Qendrën e Studentëve
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori