Këngëtarja e njohur mori pjesë në festivalin e organizuar nga babi I saj, Dukagjin Lipa ‘Sunny Hill Festival’, ku performuan emrat më të njohur në vendin tonë, dhe yjet me famë botërore, Miley Cyrus dhe DJ Calvin Harris, shkruan Indeksonline.

Përveç festivalit i cili pati një vëmendje të madhe, fokus kishte dhe lidhja e re e Duas me modelin e njohur, të cilët ishin vazhdimisht në shoqëri të njërit-tjetrit.

Ndërsa, i dashuri i Duas nuk ka hezituar që të përkrahë këngëtaren dhe festivalin në përgjithësi duke i mbështetur edhe simbolet kombëtare shqiptare, përveç që në disa raste ai u fotografua duke bërë shqiponjën me duar, Anwar në disa fotografi të publikuara u pa edhe I veshur me një xhemper në të cilin ishte e vendosur një shqiponjë e madhe në shpinë.

Kujtojmë që lidhja e Duas me Anwar ka pasur vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtare, dyshja nisën lidhjen në qershor të këtij viti, ndërsa dolën publikisht në muajin korrik.
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa