Brad Pitt ka falenderuar publikisht mikun e tij, aktorin e njohur Bradley Cooper, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të përvitshme të “National Board of Review”.
“Ja dola të heq dorë nga alkooli falë atij djali, dhe që nga ajo kohë, çdo ditë është më e bukur. Të dua shumë”, tha ai.
Kjo është një nga rastet e rralla kur ylli i Hollivudit ka folur për varësinë nga alkooli edhe pse dihet që pas ndarjes traumatizuese nga Angelina Jolie në vitin 2017, Brad Pitt kaloi mbi një vit e gjysmë në një qendër për alkoolistët anonimë, transmeton opinion
Hera e parë që Pitt foli për raportin e tij me pijen ka qenë në një intervistë të dhënë në majin dhjetor për revistën “Interview”. Aktoi rrëfeu të gjitha gabimet që ka bërë në lidhje me Jolien dhe jo vetëm dhe u shpreh se është mirënjohës dhe për këtë eksperiencë pasi e ka bërë më të pjekur.

Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in