Të gjithë sytë ishin te Dua Lipa teksa ajo mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992, mirëpo një vëmendje shumë të madhe mori zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, ai gjerdan me diamant, i cili ka një histori interesante pas.
Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike.
Diamanti origjinal Tiffany i verdhë 128,54 karatësh u gjet në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley të Afrikës së Jugut dhe që atëherë është bërë një nga aksesorët më të famshëm të Tiffany (në vitin 2019, vlera e tij u vlerësua në 30 milionë dollarë).
Vetëm katër gra kanë vendosur diamantin origjinal Tiffany.
Mary Whitehouse ishte e para që e vuri atë në një ballo për kompaninë e bizhuterive në vitin 1957. Ajo u pasua nga Audrey Hepburn, e cila e vuri diamantin për foto në vitit 1961 për “Breakfast” at Tiffany’s ; Lady Gaga në Oscar 2019 dhe Beyonce në një set fotografik 2021 Tiffany & Co.
Me pamjen e saj të freskët dhe me gjerdanin me famë botërore, Dua Lipa gjithashtu bëri historinë në botën e modës./A2
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...