Ylli botëror, Heidi Klum, duket se është më e kompletuar se kurrë në jetën e saj personale.
Modelja 46-vjeçare ka folur për martesën me Kaulitz, 30-vjeçar, për revistën People gjatë premierës së “America’s Got Talent: The Champions”.
“Jam një person shumë më i lumtur”, ka thënë Klum. “Për herë të parë, unë kam partner që mund të flas çdo gjë me të. Dikush që ndan detyrat dhe përgjegjësitë që ne kemi në jetë”.
Ajo vazhdoi: “Jam mësuar të kisha gjithçka vetë. Për herë të parë, e kam provuar eksperiencën si është të kesh një partner”.
Klum ka qenë e martuar dy herë më parë, me stilistin e flokëve Ric Pipino prej 1997 – 2002 dhe Seal prej 2005- 2014.
Ajo dhe partneri i saj aktual, Kaulitz u martuan në gusht të vitit 2019.
“Ai është personi më i dashur, më i ëmbël. Ndihem aq me fat”, tha ajo. “Nuk e di herën e fundit kur isha kaq e lumtur në jetën time. Ai është absolutisht i mrekullueshëm. Ndoshta kjo është sepse ai është gjerman dhe ne e kuptojmë njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër”, ka thënë mes tjerash Klum. /Telegrafi/
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg