Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Për të disatën herë, Dafina vjen në bashkëpunimi me producentin, Cricket dhe kënga mban titullin “Harroj”.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga “Smart motion” në të cilin Dafina dukej e veçantë dhe tejet atraktive.

Teksti i këngës u shkrua nga reperi Elinel dhe Dafina, muzika nga Cricket teksa masterizimi nga Lorenc Aliaj.
Kjo kënga e re vjen pas asaj “Unë jom ajo x Caviar” dhe gjithashtu do të jetë pjesë e albumit më të ri të artistes.
Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe ashtu si çdo projekti i Dafinës padyshim edhe ky do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, këtë kohë artistja krahas karrierës ka qenë në fokus edhe për komentet rreth jetës së saj private.
Prej ditësh kanë qarkulluar zëra që Dafina dhe partneri i saj DJ Geek me të cilin bashkëpunon edhe në anën profesionale, i kanë dhënë fund lidhje.
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...