Reperi i njohru shqiptar, Capital T, përveçse një emër dominant në muzikën hip-hop, ka marrë shpesh herë vëmendjen edhe për humanitetin e tij.
Ai u është bashkuar shumë akuzave sensibilizuese të hoxhë Halil Kastratit, për t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Ndërkohë ky i fundit, e ka mirëpritur të martën reperin 28-vjeçar në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Ai ka publikuar disa fotografi nga takimi me Capital T, ku ndër të tjerash shihen duke shkëmbyer përqafime e shtrëngime duarsh, në nder të miqësisë dhe bashkëpunimit të suksesshëm.

“Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram.
Ndërkohë, edhe Capital T ndau me ndjekësit në llogarinë e tij të Instagramit disa fotografi, ku uroi përurimin e Shtëpisë së Pleqve nga “Jetimat e Ballkanit”.

“Së shpejti përurohet Shtëpia e të moshuarve, “Jetimat e Ballkanit” shumë krenar me këtë projekt dhe i lumtur ta kemi një prej projekteve ndër më të mira në Ballkan e më gjerë”, shkroi reperi në Instagram.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...