“Grammy 2022”, caktohet data e ngjarjes së rëndësishme artistike

14:52 | 19 Janar 2022

Evenimenti i rëndësishëm i çmimeve Grammy do të mbahet në Prill. Çmimet Grammy 2022 do të mbahen në Las Vegas, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.

Ceremonia ishte paracaktuar të mbahej në Janar, por është shtyrë për shkak të rasteve në rritje me variantin e ri të Covid-19, Omicron. Në një deklaratë ishte thënë se “mbajtja e ngjarjes më 31 Janar thjesht përmban shumë rreziqe”.

Ngjarja e shumëpritur do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën më 3 Prill në orën 17:00 në CBS dhe Paramount+ në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Jon Batiste udhëheq nominimet për Grammy 2022 në 11 kategori. Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. janë për tetë trofe, dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo mund të marrin në shtëpi një maksimum prej shtatë çmimesh secila.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara