Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të kthej situatën me Egli Takon në batuta e argëtim.
Ai derisa shihet në kuzhinë duke pastruar i këndon dhe thur disa vargje për banoren.
Konkurrenti nga Kosova i thotë si ka mundësi për nëntë ditë e ka harruar pasi më ke thënë që më do shumë.
Tutje duke interpretuar thekson se kjo nuk paska qenë dashuri, por thjesht një fiksim.
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim”, u shpreh ai.
Tutje tha: “O eskalim, eskalim më ke çuar në përfundim. Po dyfytyrësha janë bre Zoti i ruajt. Si nuk kanë marre”.
Egli duhet theksuar se ka ndërruar komplet qasje me Gjestin si dhe me disa të tjerë brenda shtëpisë, me rikthimin në BBVA. /Telegrafi/
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar