I dyshuari për aksidentin e rëndë ku humbi jetën një këmbësor në fshatin Zllapek të Pejës është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas komunikatës së Policisë së Pejës, aksidenti ka ndodhur kur automjeti (A), i cili po qarkullonte nga drejtimi Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek nuk i ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës dhe ka goditur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën nga ana e djathtë në të majtë të lëvizjes së automjetit.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 Orë”, thotë Policia.
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për një viktimë
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...