Një moment i papritur dhe deklaratë e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ku banori Gjesti ka befasuar publikun me një fjali që ngjalli diskutime.
Gjatë një bisede në oborr me Eglin, teksa ishin të pranishëm edhe disa nga mysafirët e ardhur nga Top Channel, Gjesti është dëgjuar teksa i tha Egli: “Unë vet e kam bërë punën për të më goditur dikush”.
Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si një referencë ndaj incidentit të shumëpërfolur që ndodhi në gjysmëfinalen e spektaklit, kur ish-banori Jozi, gjatë daljes së tij nga shtëpia në një transmetim të drejtpërdrejtë, e goditi Gjestin me shuplakë dhe e rrëzoi për tokë.
Ngjarja atë natë tronditi audiencën dhe u konsiderua si një nga momentet më të shëmtuara televizive të këtij sezoni të BBVA. Edhe pse prodhimi u përpoq ta kalonte shpejt situatën, reagimet në rrjete sociale ishin të shumta dhe kërkonin ndëshkimin e gjestit agresiv të Jozit.
Deklarata e Gjestit tani vjen si një përpjekje e mundshme për të relativizuar apo reflektuar mbi atë moment, por gjithsesi ka nxitur debat për mënyrën se si ai po e trajton një akt dhune ndaj vetes në një program televiziv të ndjekur nga mijëra qytetarë.
Për momentin, produksioni i BBVA4 nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me deklaratën e fundit të Gjestit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të hapet gjatë spektaklit të radhës live. /Telegrafi/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...