Gigi Hadid ka konfirmuar për herë të parë në Instagram lidhjen e saj me Bradley Cooper, duke ndarë një fotografi të ëmbël nga festa e 30-vjetorit të saj.
Në imazhin e ndarë me 77 milionë ndjekës, ajo shihet duke e puthur me dashuri aktorin 50-vjeçar pranë tortës së ditëlindjes, ndërsa mbante një unazë ari në gishtin e martesës, çka ka nxitur spekulime për një fejesë të mundshme.
Në përshkrimin e postimit, modelja shkruante: “Ndihem me fat për çdo përvojë që më ka sjellë këtu, për familjen, miqtë dhe partnerin tim”, shkruan DailyMail.
Megjithëse çiftin e ka shoqëruar diskrecioni publik, Hadid ka pranuar më parë në një intervistë për Vogue se Cooper i ka sjellë “një ndjesi normaliteti” në jetën e saj romantike dhe e ka ndihmuar të rikthehet në aktivitete që i mungonin, si teatri.
Ajo foli gjithashtu për bashkëprindërimin me ish-partnerin Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë, Khai.
“I planifikojmë oraret me muaj përpara dhe i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit”, tha Hadid, duke shtuar se lidhja e tyre tani bazohet te shoqëria.
Në reflektimet e saj për jetën publike, Gigi theksoi se e vlerëson fuqinë e rrjeteve sociale për karrierën, por se tani i përjeton ndryshe.
“Instagrami është si posta ime e përditshme – duhet kohë për t’u ngarkuar”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...