Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, nuk nguroi të kritikojë tregun muzikor aktual në vend, duke theksuar mungesën e origjinalitetit në prodhimet e sotme.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai vuri në pah se shumica e këngëve dhe bashkëpunimeve që publikohen sot duken shumë të ngjashme mes tyre, duke e kthyer muzikën në një produkt të konsumit të shpejtë.
“Mendoj që një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten, pse kam bërë album, kam vendosur vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan, e kanë kërkuar muzikën time, bashkëpunimet që janë jo të zakonshme”, u shpreh Getoari.
Ai shtoi më tej: “Edhe bashkëpunimet e kohëve të fundit janë shumë të zakonshme, edhe këngët janë të gjitha njësoj. Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum”.
Deklaratat e tij kanë ngjallur interes dhe diskutime mes fansave, duke i shtyrë disa të reflektojnë mbi ndryshimet në stilin dhe cilësinë e muzikës shqiptare në vitet e fundit. /Telegrafi/
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...