Një moment i fortë dhe emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku gazetarja Gerta Gixhari ka thyer kutinë e emergjencës, duke shkaktuar një ngjarje që ka tronditur të gjithë banorët dhe ka lënë pasojë të thella në emocionet e saj.
Kutia, e cila mbahej si një mundësi e pazakontë për një telefonatë nga jashtë, ka treguar një zhvillim të papritur.
Kur Gerta e ka hapur, ajo ka zbuluar se përmbajtja e zarfit ishte shumë e dhimbshme, pasi telefonata nuk do të kalonte tek ajo, por tek një tjetër banor.
Ky zbulim ka tronditur shumë gazetarën, e cila vendosi ta dhurojë mundësinë e telefonatës për Aldon, një tjetër banor, pa mundësi kthimi mbrapsht.
Kjo situatë ka rënduar shumë emocionalisht Gerten, e cila është ndjerë e thelluar në një shqetësim të madh. Pas dhurimit të mundësisë për telefonatën, Gerta ka kaluar një moment të vështirë, duke u tërhequr në oborrin e shtëpisë dhe duke shpërthyer në lot, e mbushur me emocione të thella dhe të vështira për t’u përballuar.
E vetmja që i është gjendur pranë gjatë këtij momenti ka qenë Loredana, e cila ka mbështetur dhe inkurajuar Gertën, duke i ofruar ngushëllim dhe mbështetje. /Telegrafi/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...