Ish-presidenti amerikan, Geroge W. Bush dhe ish-zonja e parë Michelle Obama, përkundër dallimeve të tyre politike kanë një miqësi të madhe mes vete.
Dyshja shpesh herë janë parë duke u fotografuar bashkë nëpër ngjarje formale, transmeton portali arbresh.info.

Ai në një intervistë për revistën People është shprehur hapur për simpatinë që ndjen për Michelle Obama.
“Ajo rrezaton një shprehje të vërtetë dashurie”, tha Bush.
“Asaj i pëlqen sensi im i humorit dhe kujtdo që i pëlqen humori im, unë menjëherë e di që tashmë atë person e kam mik të mirë”, ka shtuar Bush.

Për herë të fundit Bush dhe çifti Obama janë parë bashkë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve. /Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër