“Future Nostalgia” i artistes shqiptare Dua Lipa është albumi më i madh i vitit 2021 deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në top 3 të listës me “Future Nostalgia”, shkruan portali arbresh.info
Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me albumin në vendin e tretë.

Muajin e kaluar, këngëtarja u zbulua se ishte nominuar për tri kategori në çmimet Brits 2021: “Artistja më e mirë”, “Albumi më i mirë i viti” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.
Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumë pritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena” në Londër. /arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...