Spektakli shumë i ndjekur Big Brother VIP Albania është përfshirë në një skandal të ri, pasi fansat kanë vënë re një problem shqetësues në faqen zyrtare të rezervimit të biletave.
Sipas reagimeve të shumta në Twitter, përdoruesit nga Kosova që përpiqen të bëjnë pagesën për të marrë pjesë në netët e spektaklit “Prime”, janë të detyruar të regjistrojnë rajonin e Serbisë për të përfunduar transaksionin.
Ky detaj ka ngjallur zemërim dhe pakënaqësi të madhe, duke ngritur dyshime mbi qasjen e organizatorëve ndaj publikut nga Kosova.
Te blesh bileta nga kosova duhet te zgjedhesh vend serbine????
TOPI CA JE TU BO?? #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/OUL8fILnuc— perandori (@mamijot211) April 3, 2025
Ndërsa disa përdorues besojnë se mund të jetë thjesht një problem teknik i lidhur me sistemin e faturimit, të tjerë e shohin këtë si një neglizhencë të rëndë nga ana e organizatorëve, duke kërkuar një reagim urgjent dhe korrigjim të menjëhershëm.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga produksioni i Big Brother VIP Albania, por polemikat vazhdojnë të përhapen në rrjetet sociale.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim apo ndërhyrje për të zgjidhur këtë situatë që ka revoltuar shumë fansa në Kosovë. /Telegrafi/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...