Erik Lloshi foli hapur për hatërmbetjet me Ylli Limanin dhe Fifin.
I ftuar në “Më prit në fundjavë” me moderatorin Ermal Peçi, këngëtari u shpreh i zhgënjyer nga Fifi dhe Ylli për faktin që nuk e kishin mbështetur (përmes një postimi në Instagram) me projektin e fundit muzikor.
“Loja nëpërmjet artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ [kur e lexon mesazhin, por nuk kthen përgjigje] dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë,” tha ai.
Më pas shtoi: “Është Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli, artistë që unë gjithmonë i kam mbështetur. Luizi s’e ka parë mesazhin, kurse këta të dy e kanë lënë ‘seen’.”
“Ata kanë menduar se Eriku si hyn më në punë, sepse momentalisht unë atyre s’u hyj në punë, por një ditë do t’ju hyj në punë,” tha Lloshi në vijim duke theksuar se “bota rrotullohet”./anabelmagazine/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...