Ajo nuk dëshiron ta shfaq fytyrën.
Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore Era Istrefi, përmes një postimi në Instastory iu ka treguar fansave që është e shtrirë në spital, shkruan rtv21.tv.
Ajo me anë të disa videove ku ka folur në gjuhën shqipe dhe atë angleze, iu ka treguar fansave që është mire vetëm se gjendet në spital.
Këngëtarja është operuar nga “zorra qorre” dhe nuk dëshiron që ta shfaq fytyrën e saj në rrjete sociale, por ka premtuar që do të kthehet së shpejti me shumë gjëra të reja.
“Gjithçka është mirë, jam duke u shëruar dhe duke pushuar. Nuk dëshiroj ta shfaq fytyrën time apo prapavijën pasi që nuk dëshiroj të ju frikësoj”, ka thënë këngëtarja në gjuhën angleze.
Fansat e këngëtares janë shqetësuar për shëndetin e saj, madje disa prej tyre menjëherë e kanë ilustruar edhe imazhin se si duket këngëtarja tash kur është e shtrirë në spital.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens, kënga është pëlqyer nga fansat e dyshes dhe ka marrë mbi pesë milionë klikime në youtube.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...