Ka kohë që po qarkullojnë dyshime nëpër medien online dhe atë të shkruar sa i përket lidhjes së artistëve tanë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse flitet për ta, asnjëri e as tjetri nuk kanë dal publikisht që ta pranojnë lidhjen e tyre, madje dyshja në fjalë janë shumë të rezervuar. Ata edhe kur të dalin kujdesen që mos t’i sheh askush se janë çift. Por, për ta shuar tërë këtë dyshim, revista “Kosovarja” ka siguruar dy foto të protagonistëve në fjalë, ku ata të dy shihen dorë për dore duke hy në një ndërtesë kolektive.Dhe, me këtë konfirmohet se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë çifti më i ri në estradën tonë muzikore.
Neve nuk na mbetet asgjë për të shtuar e as për të hequr. Pamjet flasin vet. Çiftit të ri ju urojmë dashuri dhe mbarësi.


Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...