Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj.
“A pot pëlqen” ishte projekti që i dha asaj suksesin më të madh në karrierë, dhe e njëjta këngë u dëgjua shumë edhe në disa prej shteteve lindore, shkruan portali arbresh.info.
Enca i ka njoftuar fansat e saj se ka performuar para adhuruesve të saj në Kurdistan, ku shihet se kishte mbush sallën me adhurues të këngëve të saj.

E lumtur që pati mundësinë pas 5 vjetësh përkrahje dhe dashuri nga arabët ajo ka shkruar:
“5 vite dashuri të pakusht dhe mbështetje, kam pasur një eksperience të paparë me ju. Jam ndjerë si në shtëpi. Zoti e bekoftë Kurdistanin”, ka shkruar Enca përbri fotografisë së realizuar gjatë koncertit. /arbresh.info/
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës