Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai.
Artistja e njohur së fundmi ka marrë pjesë në koncertin që ka mbajtur ylli kolumbian, Maluma, në kuadër të turneut “Papi Juancho”.
26-vjeçarja ka shpërndarë disa video në InstaStory, ku shihet duke u argëtuar nën ritmet e këngëve të tij.
Krijuesja e hitit “Break Down” duket se po kalon një kohë të mirë nën shoqërinë e mikeve të saj të ngushta.
Pushimet e Encës në Dubai vijnë pas disa ditësh të bukura që kaloi në Afrikë, në Zanzibar.

Ajo këtë kohë ka qenë më e distancuar nga muzika duke qenë se prej muajsh nuk ka sjell projekt të ri.
Enca madje në vitin që lamë pas kishte anuluar të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore, për t’i dhënë një pushim më të gjatë vetes. /Telegrafi/

Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...