Emri i kantautorit përdoret në skema mashtrimi, Ardit Gjebrea sqaron ndjekësit

01:44 | 11 Dhjetor 2020

Gazetarit dhe producentit të njohur Ardit Gjebrea i është dashur të sqarojë ndjekësit në rrjete sociale, pasi dikush ka bërë një mashtrim në emrin e tij. Persona ende të paidentifikuar kanë përdor emrin e Gjebreas për qëllimet e tyre në rrjete sociale, ndërsa me kërkesën e familjes së tij gazetari ka sqaruar:

“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente. Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”-shkruan Gjebrea.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara