Elvana publikon remix-in e këngës “Tavolina e Mërzisë”

08:30 | 27 Mars 2019

Para një muaji,Elvana Gjata është rikthyer me një projekt të ri, “Tavolina e mërzisë” titullohet kënga të cilën këngëtarja nga Shqipëria e ka sjellur me klip.Tekstin e këtij projekti e ka shkruar Aida Baraku, muzikën Armend Rexhepagiqi, ndërsa klipi i realizuar nga “SuperCut”.

Kjobaladë kjo që u prit jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e saj dhe është klikuar afro shtatë milionë herë në kanalin zyrtar në YouTube, shkruan portali arbresh.info.

Ndërsa tani artistja ka sjellë edhe remix-in e kësaj kënge, të cilën e ka përpunuar Cricket dhe pritet që të pëlqehet nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara