Plot 9 vite kanë kaluar nga koha kur Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa në Londër, ylli i “Pop”-it është përkujtuar përmes një ekspozite të veçantë.
Në të, Jackson përshkruhet si shpëtimtar, shenjt, sipërmarrës, ikonë, monark, i maskuar dhe misterioz.
Galeria Kombëtare e Arteve në Londër qëndron hapur prej 25 qershorit, duke pritur mijëra vizitorë për të parë në një këndvështrim më bashkëkohor jetën e “Mbretit të Popit”.
Pjesë e ekspozitës është edhe portreti i fundit i Michael Jackson, përpara se të ndërronte jetë.
Edhe pse ka kaluar gati një dekadë nga vdekja e tij, albumet e tij sërish sigurojnë fitime marramendëse. Në gusht, këngëtari do të mbushte 60 vjeç, ndaj dhe 48 artistë të njohur, me kombësi të ndryshme, u bënë bashkë për të varur në mur punimet e tyre më të mira nga jeta e legjendës së muzikës në këtë përvjetor.
“Mbi mur” titullohet ekspozita, që pas Londrës do të vijojë turin në Paris, Bon dhe Finlandë. Kuratori i ekspozitës thotë se ky nuk është një koleksion në kujtim të tij, apo biografi e Jacksonit, por një retrospektivë e karrierës së tij në muzikë, kërcim dhe stil.



Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...