Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore.
Artistja, e njohur për vokalin e saj të ndjeshëm dhe për emocionin që përcjell në çdo projekt, ka paralajmëruar këngën e saj më të re, e cila do të vijë si bashkëpunim me një artist tjetër.
Ndërsa detajet rreth partnerit muzikor nuk janë zbuluar ende, fansat kanë filluar të spekulojnë mbi emrat që mund të jenë pjesë e këtij projekti, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë.
“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.
Ky hap vjen pas largimit të Eglit nga menaxhimi i këngëtares Fifi, me të cilën kishte një bashkëpunim të ngushtë.
Edhe pse nuk janë bërë publike shumë detaje rreth kësaj ndarjeje profesionale, Egli ka vendosur të ecë përpara në mënyrë të pavarur dhe të eksplorojë horizonte të reja artistike.
Ky vendim shënon një periudhë të re për të, ku ajo duket më e fokusuar se kurrë në krijimtarinë muzikore.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun. /Telegrafi/
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...