Eduarti ka folur për jetën private, ka zbuluar pak nga planet për dasmën.
Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Eduart Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale. Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë. “Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”.
Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë.
“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar”.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar