Këngëtarja, Dafina Zeqiri u pa e pranishme në ceremoninë e homazheve për Shpat Kasapin, duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin.
Ajo dukej tejet e prekur dhe nuk i përmbante dot lotët teksa ndante dhimbjen për humbjen e papritur të mikut dhe kolegut të saj.
Gjatë ceremonisë, Dafina iu afrua familjarëve të Kasapit dhe i përqafoi, duke i dhënë mbështetje në këtë moment të vështirë.
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe të gjithë kolegët e tij në skenën muzikore dhe fansat, të cilët vazhdojnë të ndajnë dhimbjen për humbjen e një prej artistëve më të dashur të vendit.


Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...