Princ William dhe Kate Middleton janë përkufizimi i çiftit perfekt. Ata jo vetëm kanë respekt shumë të madh për njëri- tjetrin, por gjithashtu duken shumë të lumtur sa herë janë bashkë. Por, pavarësisht faktit se janë shokë të ngushtë apo çifti më i lumtur, ata asnjëherë nuk janë parë të dalin në publik të kapur dorë për dore.

Sipas ekspertes së etikës, Myka Meier, nuk është se ka ndonjë rregull të veçantë për çiftin mbretëror që i ndalon ata të rrinë afër në publik. Është thjesht çështje etike.
“Arsyeja kryesore është sepse gjatë udhëtimeve të tyre të shpeshta, ata nuk dalin si çift, por si përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar. Për shkak se bëhet fjalë për çështje pune, është e domosdoshme që të ruajnë rolet profesionale dhe t’u shmangen gjërave tipike që një çift normal do të bënte”.

Ndërsa, në rastet kur nuk janë në evenimente që kanë lidhje me punën, Kate dhe William gjithmonë janë më të afërt me njëri- tjetrin dhe kanë të njëjtën sjellje si çdo çift tjetër.
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...