Një vdekje e mistershme është shënuar mbrëmjen e djeshme, ku këngëtarja franceze.
Barbara Weldens humbi jetën, teksa po këndonte në kishën e qytetit të Gourdon-en-Quercy.Këngëtarja, e cila ishte vetëm 35 vjeçe, u përplas furishëm në tokë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve.
Weldins, dyshohet se gjeti vdekjen si pasojë e një goditje të fortë elektrike, por rrethanat e vdekjes janë ende të mistershme.
Festivali kishte nisur të martën dhe mbrëmjen e së mërkurës, Weldnes do të mbyllte mbrëmjen.Në të kaluarën ajo ka fituar disa konkurse talentesh si Festival Jacques Brel, para se të publikonte albumin e saj në muajin shkurt “Le grand H de l’homme”, shkruan noa.al.
Në biografinë e saj, mësohet se ajo është rritur në cirk duke mësuar artin e xhonglonerisë dhe akrobacisë nga prindërit e saj.Qysh e vogël shkruante poezi, ndërsa në adoleshencë mësoi që t’i binte pianos.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...