Aktorja shqiptare Elia Zaharia që prej datës 8 qershor 2016 pas martesës me Princ Lekën ajo quhet Elia Zogu dhe mban titullin ‘ Princeshë nga Familja mbretërore shqiptare’.
Së fundmi Elian në llogarinë e saj në Instagram ka postuar disa foto nga një mbrëmje Gala në Dubai ku shihet përkrah Princ Lekës dheDukeshës Maria të Rusisë.
Por ajo që ra në sy ishte komenti i një ndjekëse e cila i shkruan princeshës:
’Sinqerisht çfarë bën në të vertetë. Në vend që të postosh foto nga festa luksoze pse nuk bën postime duke ndihmuar të varfërit apo të bësh diçka me pozicionin tënd?’.
‘Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të formacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadrin personal një shprehje e urtë thotë: bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte’ i është përgjigjur Elia.
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...