Edhe pse jemi mësuar të shohim këngëtarët shqiptarë të “vjedhin” këngë nga artistë të huaj, tani ka ndodhur e kundërta. Kënga shumë e suksesshme “Ti s’je normal” nga këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri është kopjuar nga dyshja e famshme Dogani Fantastiko dhe Giogani Fantastic.
“Instagram i hleba” titullohet kënga e cila është publikuar së fundmi nga dyshja serbe e që ka vijën e njëjtë melodike me atë të këngë së Adelinës e cila është publikuar tre muaj më parë dhe deri tani ka arritur rreth 1 milionë klikime.
Ndryshe, Dogani Fantastiko dhe Giogani Fantastic nga Beogradi ishin një dyshe shumë e famshme dikur, ndërsa tani nuk janë shumë aktiv./21Media/
https://www.youtube.com/watch?v=Vc4JER9x4zQ
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...