Dua shkëlqen jo vetëm në muzikë, por edhe në pasarelën e Versace-s

11:38 | 25 Shtator 2021

Dua Lipa mund të konsiderohet vajza e sukseseve të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk shkëlqen vetëm në muzikë. Së fundmi, ajo mahniti në sfilatën e Modës së Versace-s në Milano.

E veshur me një fustan rozë me shkëlqim që i theksonin belin dhe këmbët e gjata ajo shkëlqeu në pasarelë, krahas yjeve të tjera si Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid.

Këngëtarja me famë botërore ka modeluar për herë të parë për gjigantin e modës Versace duke marrë vëmendjen maksimale nga të gjithë. Dua ka hapur dhe mbyllur sfilatën me plot hijeshi.

Gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, ndërsa vetë këngëtarja postoi disa foto me koleksionin e tyre në fillim të këtij muaji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara