Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa ka zgjedhur të pushojë në jugun piktoresk të Shqipërisë.
Këngëtarja me famë botërore ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto mahnitëse të rivierës shqiptare, ku shfaqej një peizazh me ujëra të kristalta dhe një perëndim dielli magjepsës.
Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit
-shkroi Dua në mbishkrimin që shoqëronte foton, duke e quajtur Shqipërinë “shtëpi”.

Vetëm pak ditë më parë, artistja ndezi skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë me një performancë energjike që mblodhi yje dhe fansa nga e gjithë bota.
Dua Lipa, e cila ka shtetësinë e Kosovës, Shqipërisë dhe Britanisë, ka promovuar shpesh kulturën dhe bukuritë e vendit të saj përmes pranisë ndërkombëtare dhe projekteve artistike.
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...