Ajo së fundmi ka qenë duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bëri një pushim nga puna për t’u çlodhur të hënën ndërsa tregoi fleksibilitetin e saj gjatë një seance joga në mëngjes në kopshtin e saj, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Interpretuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçe, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa ishte veshur sportive për seancën e saj të jogës.

Ajo kombinoi pjesën e sipërme me geta të zeza sportive të markës “Puma” dhe i lidhi flokët e saj në një bisht praktik të vogël.
Dua ishte duke përsosur një sërë lëvizjesh gjatë seancës, duke përfshirë pozicionin e gaforres që tregonte forcën e saj të sipërme të trupit.
Ajo më pas shtriu këmbën e djathtë dhe mbajti pozën gjatë videos që e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.
Kjo paraqitje e saj, vjen pasi javën e kaluar këngëtarja publikoi klipin e këngës “Love Again”. / arbresh.info/
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...