Dua Lipa provokon e veshur me ‘bodysuit’

10:23 | 9 Shkurt 2021

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mori gjithë vëmendjen me fotosesionin e ri.

Dua mezi po i pret ditët derisa të publikohet “Future Nostalgia The Moonlight Edition”, të dielën më 12 shkurt, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

E në pozat e reja bukuroshja ekspozoi linjat e saj trupore perfektë teksa pozoi e veshur me ‘bodysuit’.

Dua kishte veshur një palë çizme lëkure të gjata, ndërsa në plan të parë kishte vendosur këmbët e gjata.

Albumi “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars 2020, përfshin hite të tilla si “Levitating”, “Don’t Start Now” dhe “Love Again”.

Edicioni i ri i Moonlight do të shfaqë gjithashtu të njëjtat këngë, si dhe disa të tjera shtesë dhe remikse, përfshirë projektin e Duas me Miley Cyrus, “Prisoner”. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara