Dua Lipa ndan imazhe tjera nga fotosesioni për revistën “Rolling Stone”

18:21 | 22 Janar 2021

Ajo ishte mbretëresha e padiskutueshme e popit në vitin 2020 me albumin e saj jashtëzakonisht të popullarizuar “Future Nostalgia”, i cili është nominuar për çmimin “Albumi i Vitit” në ‘Grammy Awards’ të këtij viti.

Tani, Dua Lipa po forcon statusin e saj në industrinë e muzikës si burimi i ri i energjisë së muzikës pop me një paraqitje të lakmuar në kopertinën e revistës “Rolling Stone”, shkruan portali arbresh.info

Dua së fundi ka ndarë fotografi nga seti për këtë revistë të njohur, ku erdhi totalisht ndryshe.

E veshur me kostume të ndryshme, Dua dukej tërheqëse në këtë set, ndërsa së fundi postoi edhe disa imazhe të reja.

“Faleminderit !!!! 🤍 @rollingstone fotografuar nga @david_lachapelle // Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”,- ka shkruar Dua.

Kujtojmë se Dua është përfolur për shtatzëni të mundshme, spekulime të cilat ajo i ka hedhur poshtë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara