Edhe pse pandemia globale anuloi çdo koncert e shfaqje, sukseset nuk munguan për Dua Lipën.
Dua, publikoi albumin “Future Nostalgia” në mars të këtij viti dhe shumë shpejt u ngjit në majat e top listave ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info
Artistja shqiptare para pak ditësh konfirmoi bashkëpunimin me dy emra të njohur të muzikës, Madonna dhe Missy Elliot.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumë pritur me Madonnën dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.
Gjithashtu, Dua do të sjellë edhe remiksin e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, ku bashkëpunoi me të tjerë artistë të njohur. Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga lansohet më 21 gusht.

Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, kurse paralajmëron edhe shumë befasi të tjera.
Kujtojmë se, “Future Nostalgia” është një album me një numër të madh hitesh si: “Don’t start now”, “Physical”, “Break my heart” etj. /arbresh.info/
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran
Putin e quan vrasjen e Khameneit një “vrasje cinike” që shke...
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga god...