Artistja e famshme, Dua Lipa doli e veshur me stil nga një hotel në Miami Beach, Florida, para nisjes së turneut të saj botëror.
26 vjeçarja dukej me stil teksa doli nga një veturë ‘4X4’ e bardhë e veshur me një këmishë të madhe që tregonte këmbët e saj të tonifikuara, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Dua për aksesorë kishte vënë një kapele të gjelbër dhe rozë dhe një palë vathë, ndërsa kishte me vete një çantë lëkure të zezë mbi supe.
Këngëtarja i la flokët e saj brune në valë të lirshme dhe dukej pa makijazh, përpara natës së parë të turneut të saj në ShBA.

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.
Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.
Turneu është planifikuar të fillojë të mërkurën në Miami dhe do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi. / arbresh.info/
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...