Dua Lipa dhe i dashuri i saj shfaqen me veshje interesante rrugëve të Hollywoodit

11:00 | 29 Janar 2021

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

Ndonëse Dua ka qenë mjaft e zënë me projekte nga më të ndryshmet këtë vit, ajo bën kohë gjithmonë për të dashurin e saj model, Anwar Hadid, shkruan portali arbresh.info

Dua Lipa shfaqi stilin e saj edhe në rrugë të mërkurën pasdite, ndërsa doli me të dashurin e saj Anwar Hadid për një shëtitje me qenin e tyre në Hollywod-in perëndimor.

Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej tipike në trend e veshur me një bluzë të shtypur grafike me ngjyrë jeshile, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë.

Dua kombinoi maskën e saj të fytyrës me ansamblin e saj rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

Anwar tregoi stilin e tij po aq eklektik i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura.

Bashkë me çiftin ndodhej edhe qeni i tyre, Dexter, të cilin ata e adoptuan jo shumë kohë më parë.

Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit të kaluar, në mes të fillimit të pandemisë së coronavirusit.

Suksesi i këtij albumi është pasqyruar me gjashtë nominime në “Grammy Awards”, përfshirë edhe çmimin për Albumin më të mirë të vitit”. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara