Derisa ditët po kalojnë, popullariteti i Dua Lipës është në rritje të vazhdueshme.
Këngëtarja shqiptare tashmë e ka siguruar vendin në listën e yjeve të mëdha botërore dhe karriera e saj është në ngritje të përhershme.
Me projektet e saja muzikore, 22-vjeçarja po arrin suksese të jashtëzakonshme në të gjitha platformat ku dëgjohet muzika e saj.
Ndërkohë, ajo nuk i harron edhe fansat e saj në rrjetet sociale, të cilët i mban të informuar për përditshmërinë dhe karrierën e saj.
Kjo ka bërë që numri i ndjekësve në Instagram të kalojë shifrën prej dhjetë milionë, gjë që e ka gëzuar këngëtaren.
Vetë Dua ka bërë një postim që e ka shoqëruar me një fotografi për ta shënuar këtë arritje të rëndësishme.
“Fytyra ime kur e kuptoj se kam arritur 10 milionë ndjekës! Si ndodhi kjo? Ju jeni më të mirët, ju dua”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. /Telegrafi/
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...