Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa u pa së bashku me një djalë misterioz në lagjen “Notting Hill” të Londrës, të mërkurën.
Dua, dukej në humor të mirë gjatë daljes, teksa piu një kafe pasi vazhdoi rutinën e saj të fitnesit, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info
Ajo kishte veshur një xhaketë jeshile për këtë ditë së bashku me tutat e zeza, duke i kapur flokët e saj brune në stilin bisht, Dua i shtoi pamjes edhe më tepër klas me një palë syze dielli.

Dua përndryshe i shtoi katër milionë funte (4.5 milionë euro) pasurisë së saj nga fitimet e turneut në vitin 2022.
Ajo u bë një emër i njohur në vitin 2018 kur kënga e saj hit, “One Kiss”, kryesoi top-listat në mbarë botën.
Një vit më vonë, ajo fitoi çmimin Brit për “Këngën më të mirë të vitit” dhe mori çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike” në “Grammy Awards 2019”. /arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...