Kendrick Lamar e Drake udhëheqin me nominime në Grammyn e sivjetmë, me tetë dhe shtatë respektivisht.
Nominimet për Lamar, i cili vitin e shkuar ishte kryesori në ndarjen e çmimeve prestigjioze, shkojnë për punën e tij në muzikën e filmit Black Panther, transmeton portali arbresh.info.
Reperi kanadez Drake konkurron për këngën e vitit God’d Plan dhe për albumin e vitit Scorpion.

Dua Lipa, Jorja Smith dhe Ella Mai janë në mesin e britanikëve të nominuar.
“Dy nominime për Grammy, jam kaq e lumtur por nuk mund të ndaloj duke qarë, nuk mund ta besoj”, shkruan Dua.
Ylli i popit nga Kosova garon për çmimin Artisja më e Mirë e Re dhe Kënga më e mirë Dance me Electricity, një bashkëpunim me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson./Arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi