Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar ‘freestyle-in’ e shumëpritur të titulluar “Shoki”.
Në këtë freestyle, reperi nga Drenica ndërlidhi sekuencën e famshme të këngës “Marshi i UÇK-së” nga Arif Vladi me këngën e In Da Club të reperit të famshëm amerikan, 50 Cent.
Don Xhoni është padyshim një prej reperëve më të famshëm në trojet shqiptare dhe ishte pikërisht ‘frestyle-i’ “Make a Pose” që vulosi famën e tij në këtë industri.
“Makes a Pose” ka grumbulluar 68 milionë klikime në YouTube që pas publikimit rreth tre vjet më parë në emisionin Gjoni Black.
Jo vetëm kaq, ky ‘freestyle’ i reperit nga Drenica kishte bërë xhiron në rrjetin social TikTok, duke u shpërndarë nga mijëra përdorues të tjerë.
Projekti i fundit i Don Xhonit para publikimit të këngës “Shoki” ishte bashkëpunimi me Dhurata Dorën i titulluar “Lej”. /Telegrafi/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...