Dolën lakuriq në ballkon, vajzat rrezikojnë burgun në Dubai

01:21 | 6 Prill 2021

Disa gra, që pozonin plotësisht të zhveshura në ballkonin e një rrokaqielli në Dubai, u filmuan në një video që bëri shpejt xhiron e internetit dhe shkaktoi një seri arrestimesh.

Video inkuadron ballkonin e një ndërtese në lagjen elegante Marina, çka solli menjëherë reagimin e autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ligjet e vendit ndalojnë pirjen e alkoolit në publik pa leje ose puthje publike dhe pornografinë. Dhe të gjitha dënohen me burgim, raporton Ora News. As identiteti, as kombësia dhe as numri i saktë i personave të arrestuar nuk dihen, por sipas mediave ndërkombëtare femrat do të duhet të përgjigjen për krimin e “shthurjes”, për të cilin rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej një mijë eurosh.

“Një sjellje e tillë e papranueshme nuk pasqyron vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, tha ndër të tjera Policia e Dubait në reagimin e saj.

Pornografia është e ndaluar në EBA me kompanitë e internetit që nuk japin akses në faqe të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara